Kush jemi ne ?

Axis Group është një ndër grupet qe ka pësuar rritje të vazhdueshme nga viti në vit duke u shndërruar në një emër të lakuar dhe me shumë rëndësi në fushat ku operon.
Përkushtimi maksimal, përgjegjësia në punë, këmbëngulja për të ofruar cilësi dhe inovacion ka bërë që të vlerësohemi nga klientët duke na dhënë motivimin dhe besimin për realizimin e projekteve të reja në të ardhmen.
Objektivi ynë:
Të lëmë gjurmën tonë në epokën e re të industrisë së ndërtimit.,hotelerisë dhe import-eksport .

Import-Eksport

Ky sektor ka të bëjë me zënien,grumbullimin ,magazinimin ,përpunimin dhe tregtimin me shumicë dhe pakicë të prodhimeve të detit,prodhimeve bujqësore dhe blegtoriale brenda dhe jashtë vendit . Ky është një sektor të cilin vendi ynë mund ta shfrytëzojë për zhvillim duke vënë në funksion resurset që zotëron ,prandaj dhe ne jemi të gatshëm ta rrisim në një nivel konkurues .

Hoteleri

Bar-Restorant Hotel Chikago, i pozicionuar në qëndër të qytetit të Shkodrës,përbën një nga investimet më me vlerë si dhe është një ndër më të vizituarit si nga klientët vendas ashtu dhe nga ata të huaj. Ndërthurja e stilit klasik me atë modern, kuzhinës së larmishme ,shërbimit të shpejtë dhe miqësor si dhe ofrimi I dhomave sipas parametrave dhe kushteve europiane ka favorizuar ecurinë e tij.

Kontakt

+355 22 801 212
+355 69 20 77 745
Kolë Idromeno, Shkodër 4001, Albania
reservation@chicagoshkoder.com

Ndërtim

Ndërtimi nën logon ‘Axis Group’ përfshin një sërë aktivitetesh si ndërtime civile ekonomike industriale,turistike punime mirëmbajtje etj. Në realizimin e këtyre aktiviteteve është punuar me përkushtim dhe seriozitet për arritjen e synimeve të vendosura si dhe zgjerimin e punës ,dhe këtë e dëshmon më së miri rritja e punës nga viti në vit.

MOBILERI DHE ARREDIM

Lider në tregun shqiptar në fushën e produkteve profesionale për aktivitete si bare, restorante, hotele apo zyra.
Aftësia jonë për të kuptuar dhe plotësuar nevojat e biznesit të klientëve tanë na ben ne lider në vend.

sqAlbanian